3 Janar, 2024

E dinit? Ja kush janë artistët më të mirë dhe këngët më të dëgjuara të vitit 2023


Artistët më të mirë botërorë të vitit 2023.

Siç shihet edhe në rënditjen e mësipërme është vlersuar Taylor Swift si artistja më e mirë e vitit 2023, me më shumë se 26.1 miliardë transmetime globale që nga 1 janari.

Vendin e dytë e zuri superylli i ‘reggaeton’ Bad Bunny, i cili gjithashtu pati një vit të spikatur me një album të ri, “Nadie sabe lo que va a pasar mañana”. Në krye të pesëshes ishin The Weeknd, Drake dhe Peso Pluma.

Këngët më të mira botërore të vitit 2023

Kënga më e mirë e vitit, rekordi i Miley Cyrus “Flowers”, pati një vrull të jashtëzakonshëm që nga dita e debutimit deri në muajt e verës dhe tani numëron më shumë se 1.6 miliardë transmetime globalisht.

Në vendin e dytë dhe të tretë janë “Kill Bill” nga SZA dhe “As It Was” nga Harry Styles.

Vendi i katërt dhe i pestë vijnë nga Jung Kook me “Seven (feat. Latto)” dhe Eslabon Armado dhe Peso Pluma me “Ella Baila Sola”.

Albumet më të mira botërore të vitit 2023:

Albumi më i transmetuar i vitit për të dytin vit radhazi ishte “Un Verano Sin Ti” nga Bad Bunny , me më shumë se 4.5 miliardë transmetime globalisht, e ndjekur nga albumi “Midnights” i Taylor Swift.

SZA zë vendin e tretë me “SOS”.

Dhe në vendin e katërt dhe të pestë janë “Starboy” nga The Weeknd dhe “MAÑANA SERÁ BONITO” nga KAROL G.

 

© Panoramaplus.al