Ata janë dy nga këngëtarët e njohur, të cilët me këngët e tyre bënë për vete publiku shqiptar. Bëhet fjalë për këngëtarin e grupit ‘WSF’ Armiri Shahini dhe Anjeza Shahini, të cilët edhe pse kanë të njëjtin mbiemër, asnjërit nuk i kishte shkuar mendja se do kishin lidhje gjaku.

Anjeza Shahini dhe Armin Shahini janë ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Ne mund të dimë shumë gjëra për jetën e tyre profesionale dhe atë private, por se çfarë i lidh ata të dy bashkë askush nuk e dinte.
Dy këngëtarët e njohur janë kushërinj pasi baballarët e tyre janë vëllezër shkruan “iconstyle.al”. Ndonëse kanë një lidhje gjaku kaq të afërt dy personazhet e njohur asnjëherë nuk e bënë publike lidhjen e tyre familjare.

Ndër të tjera sipas “Iconstyle.al” mësohet se Miri është njohur me bashkëshorten e tij gjermane në dasmën e motrës së Anjezës, e cila u martuar me një shtetas gjerman. Siç dihet Rabean dhe Miri janë prindër të një vajze të vogël.
© Panoramaplus.al
