30 Janar, 2018

E dini se çfarë bën Roza Lati në 5 të mëngjesit? Ua tregon me këtë foto…


Roza Lati bën një jetë shumë aktive për shkak të angazhimeve të shumta që ka, si edhe nga emisioni që ajo drejton.

Por pavarësisht kësaj, moderatorja arrin që të gjejë pak kohë që të kujdeset edhe për veten e saj.

 

Edhe pse në orën pesë të mëngjesit, Roza ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”, ku përshkruan më së miri se çfarë bën ajo në atë orar.

Lati ka postuar një foto të animuar, në të cilën shfaqet një vajzë në dhomën e saj duke luajtur playstation dhe duke ngrënë pica.

Bashkëngjitur me fotografinë, bukuroshja shkruan vetëm: “5AM” (5 e mëngjesit).

© Panoramaplus.al