25 Korrik, 2018

E dini me çfarë ushqehet Dafina Zeqiri në 4 të mëngjesit? Do habiteni me atë që do të shikoni


Jeni zgjuar ndonjëherë në orët e para të mëngjesit dhe keni patur shumë uri? Po që të keni konsumuar ndonjë ushqim që nuk është për këtë orar?

E teksa mendoni nëse ju ka ndodhur apo jo, këngëtarja Dafina Zeqiri ka habitur fansat me postimin që ka bërë në “Instastory”. Nëpërmjet një fotografie ajo ka zbuluar se çfarë konsumon në orën 4 të mëngjesit.

Mesa duket puna me orë të zgjatura e ka bërë efektin e saj te ylli i showbizz-it shqiptar, pasi në foto ajo shfaqet duke ngrënë një pjatë me fasule.

Teksa shumica janë duke fjetur në orën 4 të mëngjesit, këngëtares i pëlqen që të ushqehet, e mesa duket paska edhe goxha oreks.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al