Mbrëmjen e djeshme, Oriola Marashi, ashtu si edhe shumë personazhë të tjerë, ju uroi Krishtlindjen besimtarëve të krishterë.

Modelja seksi publikoi në rrjete sociale një foto të vetes, në përshkrimin e së cilës bëri një lapsus.

Në vend që të shkruante “Merry Christmas”, Marashi shkroi “Marry Christmas”.

Fansat, të cilëve vështirë t’u shpëtojë ndonjë gjë, sapo e kanë parë këtë detaj, ia kanë vënë në dukje.

Megjithatë, Oriola zgjodhi ta kalonte me sportivitet këtë situatë, duke mos u përpjekur për ta fshehur gabimin.

“E dija që kësaj radhe s’do shpëtoja paq! Nuk e kanë të gjithë anglishten si gjuhëne tyre kombëtare”, shkroi modelja.
© Panoramaplus.al
