Artistja Keti Bashhysa ka treguar përjetimet e tërmetit, ndërsa tha se jo vetëm që u lëndua psikologjisht, por mbeti edhe pa shtëpi.
E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Bashhysa tha se kishte vetëm tre muaj në shtëpinë e re, për të cilën kishte investuar kursimet e jetës.

“Unë kam përjetuar një gjë shumë të tmerrshme. I lutesha Zotit, e dija që do vdisja, por lutesha mos më dhembi shumë, mos ta ndjejë. Ishte e tmerrshme shtëpia është shkatërruar, është e pabanueshme. Kisha tre muaj që isha futur. E doja shumë atë shtëpi, prisja me padurim të mblidhja lekët që të blija diçka të re, por s’ishte e thënë”, tregoi e emocionuar ajo.
Momentalisht aktorja është duke jetuar në një banesë me qira, edhe pse po bën çmos që institucionet përkatëse ta rimbursojnë për gjithë dëmin e shkaktuar.
© Panoramaplus.al
