13 Mars, 2024

“E dija që do të lidheshe me Heidin akoma pa filluar Big Brother”-Françeska debat me Romeon: Po qaje se doli ajo e preferuar, ndërro lojë se ketë e kemi parë para 3 vitesh


Romeo dhe Françeska kanë pasur një përplasje së fundmi ku kanë diskutuar lidhur me pyetjen anonime të cilën Françeska e pranoi  gjatë spektaklit.

Romeo e quan atë si një lojtare të dobët që viktimizohet dhe nuk ka një strategji të vetën për lojën.

Sipas tij edhe pyetja që kishte bërë Françeska ishte mendim i dikujt tjetër duke thumbuar kështu Jetmirin.

Nga ana tjetër Françeska shprehet se Romeo duhet ta falënderojë pasi e ka ndihmuar të ngrihet në lojë.

Debati:

Françeska: Ishte koment për lojën, koment që unë e dija që do të lidheshe me Heidin akoma pa filluar Big Brother.

Françeska: Unë e kisha etiketuar me mendjen time se këta të dy do të bëhen çift. Dhe ja që ndodhi dhe po të them këtë lojë që po bën ti ne e kemi parë para 3 vitesh, ndërro ritëm.

Romeo: Ty të ka ikur viktimizimi nuk e ke m% të ka ikur, nuk ke se çfarë të bësh më në këtë shtëpi.

Françeska: Duhet të më thuash faleminderit që të faktorizova, se ishe këtu dhe po qaje  se doli Heidi e preferuar.

Françeska: Bëra lojën dhe të ngrita deri këtu tani kush duhet ti thotë, kujt faleminderit ti duhet të më thuash mua faleminderit.

 

© Panoramaplus.al