9 Gusht, 2023

E diagnostifkuar me Gastroparez, njihuni me 15-vjeçaren që emocionoi publikun me zërin e saj


Njihuni me Emma Kok 15-vjeçaren e cila ka rrënqethur një publik të tërë me performancen e saj.

Përveç zërit të mrekullueshëm ajo çfarë e bën publikun e gjerë ta duartrokasë është fakti që Emma edhe pse e diagnostikuar me Gastroparez, sëmundje që shkakton paralizën e pjesshme të muskujve të stomakut nuk e ndal pasionin e saj për të kënduar edhe kur bëhet fjalë për skena të mëdha.

Së fundmi Emma ka postuar një video në profilin e saj në “TikTok” ku shihet teksa performon para një audience të madhe.

Klikoni videon:

@emmakokofficial._ 15-year-old Emma singing Voilà live in Maastricht! ? @André Rieu #andrerieu #maastricht #emmakok #voila #vrijthof #barbarapravi #music #classicalmusic #violin #rieu #concert #livemusic #orchestra #stradivarius #stradivari #violinist #viola #violin? #? #maastricht #vrijthof #viral #fyp #foryou #foryoupage #voorjou #voorjoupagina #furdich #furdichseite #furdichpage #gastroparesis ♬ original sound – EMMA KOK

Interpretimi i saj ishte i mrekullueshëm dhe shumë emocionues aq sa në disa momente mund të shikosh persona që derdhin lot nga performanca dhe zëri i saj.

Kujtojmë që Emma u u bë e famshme për talentin e saj për këndim në vitin 2021 kur ishte 13-vjeç dhe u shpall fituesja e “The Voice Kids të RTL4”

Klikoni videon e postuar nga 15-vjeçarja ku i tregon ndjekësve lidhur me sëmundjen e saj.

“Dua të tregoj historinë time!! Dua të dëgjohem!! Dua të përmirësohem dhe të jetoj një jetë normale pa stomak të paralizuar dhe pa pompa ushqimi!! “- shkruan ajo

© Panoramaplus.al