Së fundmi konkurrentja e spektaklit të dashurisë “Përputhen”, Alba ka hedhur akuza të forta ndaj Roelës e cila u shpreh se ka pëlqim për Vedatit në emision.

“E di mami jot që ti je biseksueale?” – e pyeti Alba Roelën, ndërsa kjo e fndit shpërthej keq ndaj konkurrentes duke u shprehur se kjo po tall b*thën me të, teksa tregoi se ka pëlqim vetëm për djemtë.
Pjesë nga debati:
Alba: Të pëlqen Vedati?
Roela: Vdes për të.
Alba: E di mami jot që ti je biseksueale?
Roela: Çfarë moj? Çfarë thotë kjo moj?
Alba: Po vazhdimisht më përmend mua në takime, mua më lindin dyshime se ti ke pëlqim për mua.
Roela: Ej shumë e shëmtuar. Tall b*then kjo moj
Alba: Pse mund të jetë e shëmtuar, është një orientim që ekziston.
Neda: Është budallallëk i madh. O Alba ri se le nam.
Roela: Çfarë bën ti moj?
Alba: Unë kam dyshime që Roela mund të ketë pëlqim për mua sepse vazhdimisht, Alba, Alba, Alba. Po ta bëj pyetje, po apo jo, ta dimë.
Roela: Ti nuk je pëlqim për mua, ti je gjëja më… Unë s’të duroj dot fare ty, si qenke pëlqim ti për mua? E bërë banale, mos fol kështu.
Alba: Pse banale, është një lloj orientimi, respekte për ata që e kanë.
Roela: O Alba aman se na i shpife.
Efi: O Alba si mund ta akuzosh dikë?
Roela: O Olsa nuk e di se çfarë po ndodh këtu!
Efi: O Alba jemi kaq njerëz këtu, manipulimin e ke shumë armë të fortë, por është shumë e shëmtuar kjo gjë që bën.
Alba: Tani tjetra ka të drejtë të përmendë Alba, Alba, Alba…
Roela: Mos më prek mamin mua, hera e parë dhe e fundit që po ta them.
Alba: Është e drejta ime të bëj pyetjen. Pse duhet të jetë e rëndë Neda?
Neda: Unë e kuptoj Albën, fakti që pa këto që pa afrimitetin me Vedatin, po shikon faktin që kjo gjëja është gati e përfunduar, që Vedati me Roelën kanë kaluar në intimitet, tashi Alba ka ndjesitë e veta për Vedatin dhe e kthen në këtë formë poshtë brezit.
Alba: Jo s’ka fare lidhje.
Neda: Tërhiqu se nuk është e ndershme nga ana jote, duke e ditur dhe si i mendon gjërat ai.
Efi: Mos e mbro veten Alba se po del shumë keq.
Alba: Kërkoj falje për mënyrën se si e thashë. Vedati është njeri që ndikohet nga fjalët e njerëzve, por unë nuk mbaj përgjegjësi për Vedatin që ndikohet nga opinionet e të tjerëve.
Neda: Ç’punë ke me mamin e tjetrës ti?
Alba: Kërkoj falje për mënyrën si e thashë, kam të drejtën ta pyes është a nuk është, është një lloj orientimi që ekziston botë.
Roela: Çfarë thotë kjo, ka nga ardhur kjo mo vëlla?
© Panoramaplus.al
