9 Maj, 2024

E dhunuan fizikisht, këngëtarja shqiptare denoncon bashkëshortin dhe vëllain e saj në polici. Çfarë ndodhi?


Këngëtarja e njohur kosovare, Teuta Selimi ka denoncuar bashkëshortin e saj Patrik Neziri dhe të vëllanë, Agron Selimi për dhunë.

Ajo ka bërë dy denoncimet brenda 48 orëve, ku fillimisht ka kallëzuar të shoqin dhe më pas vëllain e saj.

Gazeta Sinjali raporton se rasti i parë u raportua në orët e para të së mërkurës, kur Teuta Selim shkoi në polici dhe denoncoi bashkëshortin për dhunë.

387328989_139350529267642_3642398934930930214_n

Mësohet se fillimisht çifti kanë pasur një konflikt verbal që degradoi në dhunë fizike. Ajo akuzoi Patrik Nezirin se e ka goditur diasa herë në kokë.

Por pavarësisht, Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, duke e liruar Patrik Nezirin në procedurë të rregullt.

Gjithashtu këngëtarja ka kërkuar ndihmë nga Policia edhe mbrëmë pas mesnate duke akuzuar të vëllanë Agron Selimi për dhunë.

Agron Selimi

 

© Panoramaplus.al