Sara Gjordeni, banorja që doli nga formati “Big Brother” pas një konfrontimit fizik me Franceskën, ka rrëfyer sot një anë shumë të errët të jetës së saj.

Ish-missi ishte e ftuar në “Ftesë në 5” ku ka rrëfyer mes lotësh se babai i saj nuk e ka kërkuar kurrë, por kur ishte 4 vjeç i ka sjellë diçka që e ka konsumuar dhe ka rrezikuar jetën.
Ajo ka treguar se ai ishte edhe shumë i dhunshëm.
“Ka qenë një skenë dhune që nuk e kam parë as në filma, babai im ushtroi dhunë ndaj nënës time dhe ajo ka humbur veshkën atë natë dhe akoma probleme me zemrën.”

Sara tregoi se babai jo vetëm ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, por e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale.
Ajo gjithashtu ka treguar se sot nuk do të ishte fëmije i vetëm por do të kishte edhe dy vëllezër. Mamaja e saj ka humbur dy fëmijë.
“Im at është gjallë por s’më ka kërkuar kurrë. Një herë që më ka kërkuar, më ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën në moshën 4 vjeçare. Kjo tregon mos besimin tim te njerëzit. Nëse im at ishte në gjendje ta bënte atë, çfarë të pres nga të tjerët. Për 4 vite me radhë me një llogari false jam shantazhuar, ofenduar kritikuar dhe imë më ishte gjykuar për mënyrën sesi më kishte rritur. Mora vesh që pas asaj llogarie ishte sërish im atë. Prandaj nga njerëzit kisha tërheqje. Ato gjëra lënë gjurmë. Gjithmon ka deklaruar që më ka dashur shumë, kur Gjykata ka vendosur të qëndroja me nënën. Ka reaguar shumë keq. Njëherë e kam parë që ka vrapuar, i kam thënë dajës po më ndjek ky xhaxhi”-rrëfeu mes lotësh Sara.
© Panoramaplus.al

