Edhe pse kanë muaj të ndarë, balerina me famë ndërkombëtare Klaudia Pepa dhe koreografi i njohur Albi Nako janë sërish në qendër të vëmendjes nga fansat, të cilët mesa duket nuk e kanë pranuar ende këtë fakt.
Postimi i fundit i Klaudias në “Instagram” është një foto ku shfaqet plot stil e veshur me një xhaketë të verdhë ku shkruan: “E dashuroj këtë ngjyrë”.

“Dashuro Albi Nakon që t’boni njeri jo bananen”, i komentonte një fans balerinës e cila nuk ja përtoi përgjigjen.
“Po si nuk ju vjen turp që flisni kështu? Njeri më ka bërë familje ime në radhë të pare pastaj Albi ka pjesën e vet me profesion. Mëso te shkruash me logjikë”, i shkroi Klaudia.
Menjëherë pasi komenti u bë lajm komentuesi dhe Kluadia fshinë reagimin.
© Panoramaplus.al
