26 Korrik, 2018

E dashura e Stresit rrëfen vështirësitë e lidhjes në distancë: I bija murit me kokë


Ka disa kohë që kryefjala e mediave rozë është bërë lidhja e reperit Stresi me partneren e tij Keisi. Çifti ka tri vite që është në një lidhje, por vetëm disa muaj vendosi që të fejohej.

Në llogarinë e saj në “Instagram” e dashura e Stresit ka rrëfyer vështirësitë që ka patur në lidhjen në distancë me reperin. E teksa një ndjekës e ka pyetur se si ja ka dalë mbanë që të mbajë lidhjen në distancë, ajo ka habitur me përgjigjen që ka dhënë.

“Duke i rënë murit me kokë përditë”, ka thënë Keisi dhe ka shtuar emoji me të qeshura, duke lënë të kuptohet që lidhja me Stresin s’ka qenë aspak e lehtë.

Ndërkohë në një intervistë për revistën “Who” Keisi tregoi se takoheshin në Evropë dhe asnjëherë në Tiranë pasi kishte frikë se do ta shihnin të shtëpisë që nuk dinin asgjë për lidhjen e tyre.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al