Pak ditë më parë, u mësua se Seldi Qalliu dhe Sindi Çela janë ndarë, por kjo e fundit e ka të vështirë ta pranojë ndarjen.

Miq të afërt pranë çiftit kanë treguar se modelja po shpreson për një rikthim me këngëtarin, prandaj nuk ka pasur dëshirë t’u japë jehonë zërave për ndarjen.

Mirëpo, pas këtyre lajmeve, Sindi ka reaguar sërish nëpërmjet një videoje në Instastory, ku i mëshon faktit se dyshja nuk është ndarë.

“Shkurt e shqip: Nuk jam ndarë nga Seldi dhe nuk kam qenë ndonjëherë e ndarë. Kështu që, gëzuar!”,- tha ajo për t’i dhënë fund zërave rreth marrëdhënies së tyre.
Seldi e bëri publike lidhjen e tij të re me Sindi Çelën në muajin shtator të 2020-ës. Ai e uroi partneren për ditëlindje me një foto ku shkëmbenin një puthje në buzë bashkë.

Ata treguan nëpër intervista të ndryshme se janë njohur në një koncert në Itali më 14 shkurt dhe më pas gjërat erdhën gradualisht, ndonëse pranojnë se ishte dashuri me shikim të parë.

Para disa javësh u përfolën për ndarje, pasi fshinë nga rrjete sociale fotot që kishin me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në Instagram. Më pas Sindi shpjegoi se nuk ishte e vërtetë që ishin ndarë dhe e gjithë kjo ishte faji i saj.


