7 Shkurt, 2019

E dashura e reperit të famshëm zbulon anën e errët të tij: Më ka përdhunuar e më ka ngjitur sëmundje


Sara Molina është ish-e dashura e reperit të famshëm Tekashi 6ix9ine, e cila ka zbuluar se është abuzuar fizikisht dhe seksualisht prej tij. Dyshja nisi lidhjen që nga viti 2011.

Reperi është shpallur fajtor për nëntë akuza. Për “Daily Beast”, nëna e një fëmije 3 vjeç që erdhi në jetë nga marrëdhënia me reperin, është shprehur se ai e ka dhunuar disa herë gjatë udhëtimit në Dubai, në tetor të vitit 2018.

Gjatë intervistës ajo ka thënë se 22-vjeçari ka filluar që ta rrihte për dy orë pa ndërprerje. Ky veprim i reperit ka ardhur pas një debati me menaxherin e tij të atëhershëm Kifano ‘Shotti’ Jordan.

“Ishte shumë i nxehur, unë isha e trembur. Nuk e kisha parë kurrë të sillej ashtu. Më gjuajti aq shumë në veshin e djathtë, sa mendova se do të mbesja e shurdhër”, tregon 23-vjeçarja.

Gjatë këtij rrëfime, ajo ka shtuar se Tekashi 6ix9i nisi ta mbyste dhe ta shkelmonte, kur u ndje i lodhur duke e gjuajtur me grushte. Ndërsa të nesërmen në mëngjes, Molina pretendon se ai e detyroi që të kryente marrëdhënie seksuale.

Madje ajo ka zbuluar se reperi i ka thënë se ai ka bërë seks me 70 femra të tjera vitin e kaluar, duke lënë shumë prej tyre shtatzënë. Si pasojë, Molina kishte marrë disa sëmundje seksualisht të transmetueshme.c

© Panoramaplus.al