11 Mars, 2018

E dashura e re e Majk, zhgënjyese me pamjen pa grim


Majk është ndër reperët më të pëlqyer shqiptarë të momentit. Ai është shumë aktiv si me projekte të reja muzikore, ashtu edhe me koncerte brenda dhe jashtë vendit. Hitet e tij janë tashmë pjesë e ditës së fansave të tij, të cilat i dëgjojnë në makina, pub-e dhe në koncertet e Majk, ku dihet që janë të shumtë.

Krahas jetës profesionale, reperi ka qenë vazhdimisht i përfolur edhe për jetën e tij private, sidomos prej kohës kur u nda nga Majlinda Zeka. Majlinda, një vajzë super seksi, është bërë nënë e një djali të cilin e ka me reperin Majk dhe që ky i fundit e ka pranuar atësinë.

Tani reperi ka nisur një romancë të re me Melita Nushin, lidhje të cilën ende nuk e ka konfirmuar, por me paraqitjet e tij të shpeshta pranë saj konfirmon se lidhja e tij po shkon për mrekulli.

Në fotografinë e fundit që po qarkullon në rrjete sociale, Melita shfaqet në përqafimin e Majk. Në atë imazh bukuroshja është pothuajse pa grim në fytyrë dhe duhet thënë se është larg imazhit të saj seksi me tualet. Mesa duket ,shijet e Majkut janë për femra seksi me buzë të trasha. E megjithëse ai nuk ngurron të tregojë detaje nga jeta e tij private, kur vjen puna për t’u pyetur nga gazetarët, ai gjithnjë ka refuzuar të flasë.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al