30 Nëntor, 2020

“E cilësoj si dështim timin”- Jonida Maliqi flet si rrallëherë për divorcin dhe marrëdhënien me Romeo Veshajn: Kam nevojë për një shtyllë ku të mbështetem


Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi i dha fund tre vite më parë martesës me Gent Prizrenin, me të cilin ka edhe një djalë, Danin.

jonida maliqi (4)

Ajo nuk ka folur kurrë në publik për jetën e saj private, por ditën e djeshme, gjatë një intervistë me Ardit Gjebrean, iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me divorcin.

jonida maliqi (7)

Jonida tregoi se ishte ajo e para që e mori vendimin për t’u divorcuar dhe e cilësoi si një ndër më të vështirët të jetës së saj.

jonida maliqi (3)

Divorci erdhi si pasojë e konsumit dhe disa arsyeve të tjera që do të doja të ishin personale. Ishte ndër vendimet më të vështira të jetës sime.

Ishte vendim i imi fillimisht, pastaj rrugëtuam të dy, përderisa dy njerëz nuk komunikojnë më, nuk gjejnë më gjuhën e përbashkët.

jonida maliqi (6)

Unë jam rritur në një familje të shëndetshme, me frymën se do kisha familjen ideale dhe ishte ëndrra ime që këtë gjë ta realizoja me sukses dhe unë divorcin e cilësoj si dështim timin,”- tha këngëtarja.

jonida maliqi (5)

Jonida u shpreh se edhe periudha pas divorcit ka qenë shumë e vështirë, pasi i është dashur të menaxhojë anën ekonomike, duke pasur një standard të lartë jetese.

Por shtoi se ia ka dalë mbanë mjaft mirë edhe e vetme, sepse nuk i ka munguar kurrë forca për të punuar.

jonida maliqi (1)

E vetmja gjë me të cilën kam punuar fort për veten time është ana psikologjike. Është shumë e vështirë të marrësh një iniciativë të tillë”,- rrëfeu ajo.

jonida maliqi2

Këngëtarja tregoi se ajo ishte dashuria e saj e parë, sublime dhe në atë moshë që është dashuruar nuk mund të vinte logjikën mbi ndjenjat.

jonida-maliqi-romeo-veshaj2

Në lidhje me romancën e saj të re, Jonida Maliqi u shpreh: “Unë kam nevojë për të pasur një mashkull në krah. Do doja të kisha një shtyllë ku të mbështetesha, do doja të kisha një përqafim të ngrohtë.

Dua të jap shumë dashuri dhe të marr shumë dashuri, sepse dashuria të jep më shumë dashuri dhe të bën njeri më të mirë. Nuk i them kurrë jo dashurisë.

Dashuria tek unë tani është, por dua të tregohem shumë e kujdesshme, sepse nuk dua të lëndoj askënd dhe sepse nuk jam më 17 vjeç”.

/Panoramaplus.al

jonida maliqi4

© Panoramaplus.al