Ka disa ditë që moderatorja e njohur Xhemi Shehu ndodhet me pushime duke u relaksuar. Ajo ka bërë të ditur se ndodhet në Sarandë, nga ku ka postuar edhe foto me rroba banje.

Por ditën e sotme ajo ka publikuar dy foto shumë të bukura ku shfaqet e veshur me një fustan me dizenjo, me kapele, teksa mban një pije në dorë.

E buzëqeshur dhe shumë lozonjare, moderatorja i ka lënë ndjekësit pa fjalë me këto foto të mrekullueshme në të cilat ka marrë qindra komplimenta.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
