Almeda Abazi është bërë nostalgjike dhe ka ndarë dje me ndjekësit në rrjete sociale një foto të vetes nga fëmijëria.

Ish-misi shihet me flokë të shkurtër, teksa pjesën e ballukeve e ka kapur me dy karfica dhe tiparet që ka sot mund të dallohen lehtësisht që i ka pasur që fëmijë.

Almeda shfaqet e veshur me një triko të bardhë dhe e buzëqeshur para kamerës.

Abazi është në pritje të ëmbël për herë të dytë dhe shumë shpejt do të sjellë në jetë një vajzë.

Bashkë me partnerin, aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman, kanë zgjedhur emrin Alina për të voglën e tyre.

Ndërkohë, çifti janë prindër të një djali, Efehan-it, i cili erdhi në jetë në vitin 2019, dy vite pas martesës së Almedës dhe Tolgahan-it.


