Zënka dhe përplasja verbale dhe fizike që ndodhi mes dy këngëtareve shqiptare vite më parë, bëri goxha bujë në median rozë dhe në rrethin e artistëve.

Madje edhe pse ka kaluar kohë, vazhdon të përflitet edhe sot. Kujtojmë këtu se Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi u përfshinë në një konflikt që degradoi edhe në konfrontim fizik mes tyre.
Megjithatë, ka qenë Leonora Jakupi ajo që ka surprizuar me përgjigjet e dhëna në emisionin “Mirage’ ku ka qenë e ftuar së fundmi. Këngëtarja la të kuptohej se kishte dhënë fund armiqësisë me Adelina Ismailin. Në rubrikën “Kë zgjedh”, mes Adelina Ismailit dhe Zanfinës, Leonora zgjodhi Adelinën. “Për shumë arsye”, ishte shpjegimi i saj disi i paqartë, por që të lë të kuptosh se mes tyre nuk ka më armiqësi.
© Panoramaplus.al

