4 Korrik, 2018

E bleu 8 muaj më parë, “Facebook” mbyll këtë aplikacion…


Rrjeti social “Facebook” ka njoftuar se po mbyll Moves, Hello dhe tbh. Këtë treshe aplikacionesh e bleu në këto katër vitet e fundit dhe tregon se arsyeja e mbylljes, është se asnjëra nuk u përhap në masë.

Tbh është një rrjet social që i lejonte studentët që t’i shkruanin komplimente anonime njëri-tjetrit, dhe kur u ble mendohej se do të ishte shumë i suksesshëm.

Madje tbh ka patur edhe përditësime ku shtoi një opsion mesazhesh, por nuk ishte mjaftueshëm mesa duket.

Lidhur me mbylljen e këtyre 3 aplikacioneve, “Facebook” ka thënë se do t’i japë përparësi gjërave të tjera. “Vetëm duke bërë gabime ne mund të krijojmë eksperienca sociale të mrekullueshme për njerëzit”, shkruan “Facebook”-u në blogun e tij.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al