9 Mars, 2018

E bleu 100 mijë paund, David Beckham nxjerr në shitje “Range Rover”-in e krijuar për të (FOTO)


Një makinë “Range Rover” e ndërtuar ekskluzivisht për David Beckham,  ka dalë në shitje për 30 mijë paund, 700 mijë më pak seç ai e ka paguar për të .

Ish-kapiteni i Anglisë e ka blerë supermakinën për plot 100 mijë paund, por tani ka vendosur që ta shesë.

“Daily Mail” shkruan se pjesa e brendshme e makinës është unike, sipas kërkesave të David. Ekspertët instaluan thuajse gjithçka nga fillimi, madje edhe dy ekrane në pjesën e pasme të sediljeve që dy fëmijët e ish-futbollistit të luanin “PlayStation”.

Makina ka dalë në ankand tashmë me një çmim fillestar për vetëm 32 mijë paund.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al