25 Shkurt, 2025

“E bëra sepse ish-bashkëshorti më tradhtonte”- Aktorja zbulon operacion plastik për të cilin është penduar: Doja të dukesha me s*ksi në sytë e tij


Aktorja Jana Kramer ka folur për herë të parë rreth një operacioni plastik që ka bërë dhe është penduar.

Sipas Page Six, e ftuar në një podcast ajo është shprehur se vendosi të bënte zmadhimin e gjoksit kur mësoi se ish-bashkëshorti i saj Mike Kausin, po e tradhtonte.

“Pendimi im më i madh është bërja e gjoksit, nuk e di nëse e bëra për vete. Isha në një martesë ku im shoq më tradhtonte gjatë gjithë kohës dhe ndërsa shihja gratë me të cilat e bëntë thoja ‘nuk dukem si ato,” tha Jana

Aktorja theksoi se e mori këtë vendim asaj kohe që të dukej më seksi para Mike dhe ai mos ta tradhtonte më.

“Mendova se nëse do të kisha gjoks të madh, në sytë e tij do të isha më seksi dhe ai nuk do të më tradhtonte,” u shpreh ajo.

© Panoramaplus.al