Lajmi se reperi i njohur Stresi kishte pranuar gjatë një interviste se ka qenë në një lidhje me këngëtaren Fifi, u përhapet menjëherë në mediat rozë. Por këto fjalë u përgënjeshtruan menjëherë nga vetë Stresi, i cili akuzoi publikun se nuk e kuptonte lojën që bëri në intervistë.

Por sot Fifi ka publikuar në “Instastory” një video që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Si rrallëherë, ajo shfaqet krah një mashkulli të panjohur për publikun, me të cilin shkëmben puthje.

Ndoshta ky është i dashuri i këngëtares, e cila vendosur që pas thashethemeve për lidhjen me Stresin, tu mbyllë gojën njerëzve.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
