Mauro Ikardi e Vanda Nara kanë vendosur të ngrenë zërin dhe do depozitojnë mandate-hetimi në mbrojtje të reputacionit të tyre.
Ka qenë vetë Vanda, që dha fillimisht lajmin përmes një publikimi në “Twitter” në profilin e saj zyrtar. Çifti ka njoftuar se do të veprojë përmes rrugëve ligjore për t’u mbrojtur nga seria e artikujve “ku rrëfehet për një ‘skandal seksual tradhtie brenda klubit të Interit’, i hamendësuar dhe jo ekzistent”.

Në shënjestër kanë përfunduar disa tabloide e jo vetëm. E gjithë çështja është e lidhur me një audio që ka qarkulluar gjatë ditëve të kaluara, mbi të cilën familja Ikardi ka paraqitur në gjykatë mandatet e hetimit.
Objektivi është të “arrihet siguria e përgjegjësive penale e atyre që kanë prodhuar e përhapur përmes ‘WhatsApp’ audion e përmendur në artikujt në fjalë (nëse, efektivisht, ekziston). Kërkohet të arrihet, në këtë mënyrë, mbrojtja e emrit të mirë të Mauro Ikardit e Vanda Narës: partnerë, prindër dhe profesionistë të afirmuar”.
© Panoramaplus.al
