29 Qershor, 2018

E akuzuan se nuk bën bamirësi, Roza Lati u mbyll gojën komentuesve me këtë foto


Ajo është një prej moderatorëve më të drejtpërdrejta, e cila e shpreh gjithmonë atë që mendon pavarësisht se cili do të jetë reagimi i të tjerëve. Bëhet fjalë për Roza Latin, e cila ka disa raste që debaton me fansat e saj nëpërmjet komenteve në postimet që ajo bën në rrjetet sociale.

Dje ajo publikoi një foto në llogarinë e saj në “Instagram”, ku u bëri thirrje të gjithë ndjekësve që ka që të adoptojnë një qen. Kujtojmë se Roza ka adoptuar qenin e saj Sasha.

Por jo të gjithë fansat e saj e kanë pritur mirë këtë gjë, duke i thënë se do ishte shumë më mirë që të ndihmonte njerëzit dhe jo kafshët.

“O Roz, po ty mi motër të ngelën qentë për të ndihmuar dhe kur vjen puna as një 10 lekësh nuk i jep një lypësi të shkretë në rrugë. Sa turp për ty për mesazhin që transmeton”, shkruan një fans.

“Po të tregoj se vlerëson më shumë një qen se një njeri. Adopto një qen. Sa fëmijë vdesin çdo ditë nga mos ngrënia dhe ti shkon si fillim adopton një qen. Turp! Dhe ju të tjerët që bëni like komentin e saj çfarë t’ju them”, ishin disa nga komentet drejtuar Rozës.

Pas këtyre komenteve ku e akuzojnë Latin se nuk ka bërë bamirësi, ajo nuk ka duruar dhe ka sot në mëngjes ka bërë një postim të dytë. Ajo ka publikuar një certifikatë të marrë nga “Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë”, për kontributin e dhënë ndaj fëmijëve jetimë të Qarkut të Gjirokastrës.

“Mirëmëngjesi. Kur të ma kaloni mua, guxoni dhe villni vrer nëpër komentet tuaja kur bëhet fjalë për bamirësi”, shkruan Roza krahas fotos së certifikatës.

Panorama Plus

 

© Panoramaplus.al