29 Shtator, 2018

E akuzuan se ndau dy aktorët e njohur! Aktori me origjinë shqiptare hedh poshtë fjalët e prezanton të dashurën


Dy aktorët e famshëm turq Demet Ozdemir dhe Seçkin Ozdemir i dhanë fund historisë së tyre të dashurisë pak ditë më parë. Mediat turke shkruan se shkak i ndarjes ishte aktori i njohur me origjinë shqiptare Can Yaman.

Can dhe Demet janë protagonistë të serialit turk “Erkenci Kuç” dhe shihen gjithmonë pranë në rrjetet sociale, pasi janë miq të mirë.

Fansat e tyre e keqkuptuan këtë miqësi, duke akuzuar aktorin se ai ishte shkaktar për xhelozinë e Seçkin ndaj Demet, e për pasojë u ndanë.

Lidhur me këto thashetheme ka reaguar për herë të parë Yaman, i cili ka treguar se lajmet janë të pavërteta. Madje, aktori me origjinë shqiptare rrëfeu për herë të parë se është i dashuruar dhe se në zemrën e tij është një person i veçantë.

Can preferoi të mos zbulonte se kush është partnerja e tij, por mediat turke zbuluan se ajo quhen Rabia Yaman dhe është me profesion modele.

Ajo është një figurë e njohur për mediat turke, pasi prej disa vitesh ka qenë e lidhur me aktorin Şukru Ozyıldız.

© Panoramaplus.al