17 Nëntor, 2020

E akuzuan se ka përdorur shumë photoshop në këtë foto, Dojna Mema “i mbyll” gojën ndjekësit: E kanë shkrirë gjithë pasionin atë natë mami dhe babi…


Sot janë të shumtë personat VIP që përdornin photoshop-in për shkak të presionit për të qenë sa më perfektë, por mund edhe ta teprojnë.

Prandaj, nisur nga kjo, ndodh që disa persona të akuzohen edhe kur realisht nuk kanë përdorur asgjë për të modifikuar fotot e tyre para se t’i publikonin në rrjete sociale.

Së fundmi, kjo i ka ndodhur Dojna Memës, tek dy fotot që postoi në Instagram, ku shfaqet duke ngrënë akullore.

Shumë photoshop”- ishte komenti i ndjekësit, së cilës moderatorja ia ktheu: “Me thënë të drejtën akulloren e kam zbardh një çik kurse për fytyrën, e kanë shkrirë gjithë pasionin atë natë mami dhe babi, s’lanë vend për photoshop. Sa për të qenë të drejtë domethënë!

Dojna është përfolur për një lidhje me Vlashent Satën, por bukuroshja i mohoi zërat, edhe pse pranoi se prej dy vitesh e gjysmë është në një lidhje dhe zemra i rreh fort.

© Panoramaplus.al