Nuk mungojnë rastet ku femrat e showbiz-it të shfaqen në publik me look të ngjashëm, ose thuajse identike me njëra-tjetrën.

Velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella ka postuar së fundmi një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet në një makinë.
Por komentuesit kanë vënë re ngjashmërinë që ka kjo foto me një të moderatores Bora Zemani.

“A do me kopju @borazemani për foto e ka dhe bora një foto si kjo veç se ndryshojnë rrobat”, shkruan komentuesi.
Ndërkohë Kejvina nuk ka qëndruar e heshtur dhe i ka kthyer një koment mëse të zgjuar, duke shkruar: “Obobo kam harruar ti marr edhe rrobat që të ishte fotoja fiks si e Borës”.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
