Ajo është një nga vajzat më të bukura shqiptare, ish-Miss Shqipëria dhe ka vijuar një karrierë të shkëlqyer në Turqi. Gjithashtu, Almeda Abazi është e martuar me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman, e kjo gjë bën që të jetë shumë shpesh objekt i thashethemeve. Këto ditë, Almeda është rikthyer në Shqipëri, ku është angazhuar në moderimin e “Dancing with the Stars”.

Në mediat turke kanë qarkulluar thashetheme se bukuroshja shqiptare ka kryer ndërhyrje estetike në fytyrë, duke bërë ngritjen e mollëzave.

Kjo gjë bëri që Almeda të reagojë përmes rrjeteve sociale, ku ndër të tjera ajo ka shkruar: “Nuk kam asgjë kundër ndërhyrjeve estetike, por nuk e kuptoj pse flisni për diçka që s’e kam bërë? Nuk keni lajme të tjera për të bërë? Pse vazhdoni të flisni për diçka që e kam sqaruar? Me kohën, do t’ju jap lajme që të flisni. Meqë ra fjala, ju i keni parë fotot e mia të 12-13 viteve më parë. Çfarë po bëni tani, për Zotin? S’doja të flisja për këtë temë dhe s’doja të harxhoja kohën, por më detyruat”.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
