Big Basta dhe Vesa Luma prej kohësh tashmë jetojnë larg Shqipërisë, pasi dyshja ka zgjedhur Zelandën e Re për një jetesë më të mirë.

Nëpërmjet postimeve të shumta në rrjete sociale, Vesa ka treguar se Liani, djali i tyre, e di gjuhën shqipe dhe se e flet shpesh, e sidomos kur komunikon me gjyshërit që janë në Kosovë.

Së fundmi, Vesa ka zbuluar nëpërmjet postimeve në Instastory se edukatoret në kopësht kujdesen që ta përshëndesin të voglin në gjuhën e tij të nënës.

“E adhuroj mënyrën se si fëmijët inkurajohen të flasin gjuhën e nënës. Çdo ditë që Liani hyn në kopësht, të gjitha mësueset e përshëndesin në shqip”, shkroi Vesa krahas fotos.

Vesa dhe Big Basta kanë treguar herë pas here se i flasin në shqip të voglit të familjes së tyre.

Madje duke qenë se reperi është nga Tirana, shpesh ndodh që Lian të ngatërrohet me fjalët që prindërit i thonë, të cilat mund të kenë të njëjtin kuptim, por shprehen në mënyra të ndryshme.
© Panoramaplus.al
