Aktori e regjisori Rob Reiner dhe bashkëshortja e tij, producentja e fotografja Michelle Singer Reiner, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Brentwood të dielën.

Sipas burimeve nga revista People, vajza e tyre, Romy, ishte ajo që i gjeti të vdekur çiftin në shtëpinë e tyre në Chadbourne Avenue, në Brentwood, ndërsa autoritetet nisën menjëherë hetimet.
Revista People, informon se i dyshuar është djali 32-vjeçar i çiftit, Nick Reiner, i cili ishte i varur nga droga dhe i pastrehë.

Dy trupat u gjetën brenda shtëpisë, ndërsa mësohet se në banesë nuk kishte shenja të një vjedhjeje dhe se plagët vdekjeprurëse u shkaktuan me thikë.
78-vjeçari Rob Reiner pati një karrierë që shtrihej në pesë dekada në Hollywood dhe konsiderohej një nga figurat më ikonike në industrinë amerikane të argëtimit
Ai u bë i famshëm për herë të parë duke luajtur rolin e Michael “Meathead” Stevik në serialin legjendar televiziv “All in the Family” (1971–1979), përkrah Carol O’Connor.
© Panoramaplus.al
