13 Shkurt, 2025

Dy vite nga ndarje me Lori Harvey, kush janë planet e Michael B. Jordan për jetën sentimenale? Flet aktori: Dua të bëhem baba por…


Michael B. Jordan nuk është në kërkim të dashurisë për momentin pasi po fokusohet në karrierën e tij.

Në një intervistë të me revistën GQ, aktori  i cili ka qenë beqar për më shumë se dy vjet pas ndarjes me Lori Harvey, tha se beson se personi i duhur do të vijë në kohën e duhur.

“Unë nuk jam duke u marrë me këtë. Jam shumë i fokusuar në punë”, tha Michael.

“Do të doja që dikush të futej në rrjedhën e jetës sime, ku jam unë. Dhe kjo është koha, apo jo? Mund të takosh personin e duhur dhe të jesh në kohën e gabuar dhe thjesht nuk funksionon”, tha aktori i Sinners

Ndër të tjera Michael shtoi, “Unë mendoj se personi që do të jetë i duhuri për mua, duhet të përputhet me kohën se ku është ajo si person dhe ku jam unë me jetën time.”

Më tej 38-vjeçari tha se  dëshiron të ketë fëmijë një ditë, por ai nuk është ende gati të bëhet baba pasi është ende i përqendruar në karrierën e tij.

“Babai im kishte dy fëmijë në këtë moshë, ju e dini se çfarë po them, por duhet të kuptoni se me kohën duhet të ndërtoni diçka solide.”

© Panoramaplus.al