24 Nëntor, 2025

Dy vite nga ndarja nga jeta e Zef Dedës, Juli i kushton fjalët e ndjera të atit: Heroi im…Gjithmonë do jesh më i miri


Aktori i njohur Julian Deda ka përkujtuar sot dyvjetorin e ndarjes nga jeta të të atit, aktorit të mirënjohur, Zef Deda, përmes një mesazhi të ndjerë të publikuar në rrjetet sociale.

Teksa ka ndarë një foto me Zefin, Juli e cilëson të atin si figurë të jashtëzakonshme në jetën e tij dhe një njeri me vlera të rralla.

“Dy vjet pa ty zemra ime, heroi im. Gjithmonë do jesh më i miri dhe njerëz si ti janë gjithmonë në paqe me Zotin. Të dua shumë, Babo…! shprehet aktori, duke theksuar  mallin dhe mirënjohjen e vazhdueshme për babain e tij.

Kujtojmë që aktori Zef Deda ndërroi jetë dy vite më parë në moshën 73-vjeçare, që prej atëherë Juli e kujton shpesh në rrjete sociale teksa i kushton fjalë të ndjera dhe mirënjohje.

© Panoramaplus.al