Ledria Vula është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku poston fotografi nga aktivitetet e tij, apo edhe jeta personale.

Reperi jo pak herë është bërë kryefjala e lajmeve rozë për lidhjet e tij romantike të cilat si duket nuk zgjasin shumë. Por ama ai e ka një marrëdhënie që i ka rezistuar kohës. Përveç muzikës, 30-vjeçarit i pëlqen edhe basketbolli dhe palestra.

Vula sot ka hedhur një foto në “Instagram” nga vendi ku ushtrohet dhe shihet duke u mbajtur nga krahët nga dy trajnerët e tij.
“Kur don me ik prej treningut e s’tlojn trenerat pa i bo edhe 600 copa për bark’, shkruan ai me shaka.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
