Pak orë pasi Kim Kardashian pasi zyrtarizoi përfundimisht divorcin me Kanye në një gjykatë në Los Anxhelos, titani i hip-hop-it është kundërpërgjigjur. Ai ka postuar një video muzikore në të cilën një figurë animatronike që supozohet se përfaqëson vetë reperin lidh dhe rrëmben të dashurin e ish- gruas së tij, Pete Davidson duke e varrosur më pas.

Kënga e tij më e fundit “Eazy”, në bashkëpunim me Game, u postua në llogarinë e West në Instagram, jo shumë kohë pasi u publikua lajmi se Kardashian West kishte marrë ndarjen ligjore.
View this post on Instagram
TMZ raportoi se avokati i reperit nuk e kundërshtoi kërkesën për divorc nga Kim Kardashian, por paraqiti tre kushte para gjykatës ku vetëm njëri u aprovua. Kushti kishte lidhje me pasurinë, ku ai kërkoi që çdo qinadarkë do të ndahet mes tyre, do t’i kthehet palës tjetër nëse njëri nga ata ndërron jetë.
Me divorcin e saj nga reperi, 41-vjeçarja tashmë do të njihet vetëm si Kim Kardashian, pa mbiemrin “West”.


