27 Janar, 2021

Dy muaj pasi doli hapur si transgjinor, aktorja e famshme divorcohet nga bashkëshortja


Elliot Page dhe bashkëshortja e saj, Emma Portner po divorcohen.

Çifti i famshëm njoftuan vendimin në një deklaratë për CNN të martën.

Ata u shprehën se vendosën të divorcoheshin pas u ndanë verën e kaluar, por theksuan se kanë respekt të madh për njëri-tjetrin.

“Pasi u menduam shumë, ne morëm vendimin e vështirë për t’u divorcuar pas ndarjes tonë verën e kaluar. Ne kemi respektin më të madh për njëri-tjetrin dhe mbetemi miq të ngushtë,”– u shprehën Page dhe Portner.

Ndarja e tyre vjen tre vjet pasi çifti njoftuan se ishin martuar në vitin 2018.

Koreografja, Portner dhe Page, e cila u kthye në mashkull, u lidhën së bashku në 2017-ën.

Lajmi vjen dy muaj pasi aktori doli hapur si transgjinor.

Në atë kohë Portner shprehu mbështetjen ndaj vendimit të partnerit të saj dhe shkroi: “Kam shumë krenare për Elliot. Transgjinorët dhe njerëzit pa gjini janë një dhuratë për këtë botë. Ekzistenca e Elliot është një dhuratë më vete. Të dua shumë.”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al