31 Janar, 2018

Dy modelet shqiptare shkëlqejnë krah Jennifer Lopez, çfarë i bëri bashkë? (FOTO)


Janë ndër modelet më të famshme shqiptare si edhe ndër më të pëlqyerat. Bëhet fjalë për Adrola Dushin dhe Xhesika Berberin, të cilat kanë publikuar foto ku shfaqen përkrah këngëtares me famë botërore, Jennifer Lopez.

Por lind pyetja se çfarë i bëri bashkë dy modelet bukuroshe shqiptare me yllin e muzikës botërore?

Jennifer Lopez ka qenë pjesëmarrëse në një koncert të organizuar nga firma e madhe e produkteve të fytyrës, “Foreo”, ku dy modelet shqiptare kanë zbuluar për revistën “Who” se janë ambasadore. Gjithashtu vlen të thuhet se shkëlqejnë krah J.LO

 

© Panoramaplus.al