8 Mars, 2018

Dy mikeshat nuk flasin? Komenti i Rezartës në foton e Zaiminës i jep fund thashethemeve


Para ca kohësh u aludua se midis dy mikeshave Zaimina Vasjari dhe Rezarta Shkurta gjërat nuk ishin si në fillim, pasi kanë munguar postimet e përbashkëta nëpër rrjetet sociale nga takimet e shoqeve.

Por mesa duket asgjë nuk është ashtu siç i përfol, pasi pikërisht këngëtarja Rezarta na ka treguar se shkon shumë mirë me shoqen e saj Zaiminën.

Pak më parë Zai ka postuar në “Instagram” për herë të parë një foto me vajzën e saj Khloe. Në serinë e shumë komenteve nga fansat, nuk ka munguar edhe komenti i mikeshës së saj Rezarta.

“Goca ime e vogël”,- ka shkruar Rezarta ndërsa Zaimina i ka kthyer si përgjigje disa puthje.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al