Rita Ora dhe Bebe Rexha janë dy nga zërat më të mrekullueshëm të muzikës bashkëkohore. Por dy këngëtaret me origjinë shqiptare nuk i dallon veç zëri, por edhe format e tyre trupore duke qenë se janë dy vajza shumë seksi që mbushin me lajme faqet e tabloideve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Britani.

E kështu ndodhi edhe në në mbrëmjen e MTV në Nju Jork, teksa dy bukuroshet shqiptare të kapura prej dore ecën së bashku në qilimin e kuq.

Rita kishte veshur një fustan të zi transparent pa sutjena, duke mos i lënë vend fare imagjinatës pasi fansat e shijuan “reklamimin” e aseteve seksi.

Ndërkohë, Bebe kishte zgjedhur një fustan të, që i nxirrte në pah kthesat e saj seksi dhe bombastike.

Dy këngëtaret e mbyllën parakalimin në tapetin e kuq me një puthje lesbike, ç’ka e ndezi situatën.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
