2 Nëntor, 2020

Dy javë pas lindjes së Diellit, Ami dhe Ermal Mamaqi surprizojnë Arbana Osmanin: I dërguam me vonesë sepse …


Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj mirëpritën në jetë Diellin rreth dy javë më parë. Dhe çifti janë surprizuar nga Ami dhe Ermal Mamaqi ditën e djeshme me një buqetë me lule.

Teksa i uruan për ardhjen në jetë të djalit, aktori dhe moderatorja zbuluan se zgjodhën t’i dërgojnë lulet me vonesë për shkak se nuk do kishin vend të shtëpi nga buqetat e shumta.

“Dielli që solli veç diell këto ditë! Arbana dhe Eduart t’ju rrojë engjëlli juaj dhe paçi vetëm ditë të bukura në jetën tuaj! Jo pa qëllim lulet t’i dërgova me vonesë, sepse e dija që nuk do kishit vend në shtëpi nga buqetat e shumta… Miqësisht Ami dhe Ermali,”– shkroi çifti në kartolinën që shoqëronte buqetën me lule.

“Më erdhi në shtëpi një suprizë e bukur,”– shkroi Arbana Osmani krahas fotos ku tregonte dhuratën.

Moderatorja dhe Eduart Grishaj mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë më 19 tetor.

Arbana Osmani është nënë edhe e një djali, Jonit, nga martesa e mëparshme.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al