Këtë mëngjes Almeda Abazi është zgjuar me urime të shumta në rrjete sociale, por jo vetëm.

Ish-misi sot feston ditëlindjen dhe mbush plot 29 vjeç, pasi ka lindur më 13 shkurt të vitit 1992.

Aktorja ka marrë qindra mesazhe, disa prej të cilëve i ka publikuar në Instastory-n e saj.

Megjithatë, më i veçanti ishte ai i bashkëshortit turk të këngëtares, Tolgahan Sayisman.

“Sa mirë që ka lindur, sa mirë që është bërë dashuria ime, sa mirë që është bërë bashkëshortja ime, sa mirë që është bërë nëna e djalit dhe vajzës sime. Të dua shumë!”, shkruante aktori krahas një fotoje që publikoi në Instastory, e realizuar gjatë kohës kur Almeda ishte shtatzënë me djalin e tyre, Efehan, të cilën e shoqëroi edhe me emojin e një zemre të kuqe.

Ky urim kaq i ëmbël mori edhe një koment nga aktorja shqiptare, e cila e ripostoi foton dhe shkroi: “Ne të duam edhe më shumë babush”.

Almeda dhe Tolgahan pak kohë më parë dhanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të dytë.

Pas ardhjes në jetë të Efehan-it, pritet të lindë një vajzë, e cila do të quhet Alina.

Sot çifti ka edhe një arsye tjetër shumë të bukur për të festuar. Ata bëjnë plot 4 vite martesë. Almeda dhe Tolgahan u martuan më 13 shkurt të vitit 2017 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në 25-vjetorin e saj të lindjes.
© Panoramaplus.al
