6 Maj, 2018

Dy detajet unike të Strazimirit


Në fakt duhej të ishin tre, por njëri nuk është më ekskluzivitet i Gent Strazimirit. Bëhet fjalë për kapelën, të cilën herë pas here në atë stil e përdor edhe Fate Velaj.

Por ka akoma dy detaje që e identifikojnë. Njëra është çanta që mban krahaqafë dhe që është mjaft sportive dhe nuk ka shumë lidhje me kostumin dhe kollaren dhe tjetra është cigarja që e pi me të dredhur, një stil pak i tejkaluar që mund ta përdorin akoma nostalgjikët e duhanit të vërtetë. Teksa Berisha po fliste për mediat, Strazimiri përfitoi nga rasti ta dridhte një cigare.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al