Tashmë janë bërë të famshme atletet që përdor Kryeministri Edi Rama, jo vetëm kur është me veshje sportive, por edhe kur vesh kostum klasik. Madje, edhe në takime ndërkombëtare të rëndësishme, Rama ka veshur atlete me kostum serioz.
Ky detaj ekstravagant në veshjen e tij, ka qenë shpesh shkaku që edhe opozita e ka sulmuar dhe tallur, duke thënë se prandaj nuk e marrin seriozisht jashtë vendit, pasi shkon i veshur në atë mënyrë, duke mos respektuar etikën e veshjes në një takim zyrtar.

Rama nuk do t’ia dijë, por vazhdon të veshë atlete, ndërkohë që, kohët e fundit, këtë modë, për të veshur kë-pucë disi ndryshe, e kanë përqafuar edhe deputetë të tjerë të partisë së tij, siç është rasti i Damian Gjiknurit, ministër Energjitike dhe deputetit Alket Hyseni, i cili ka zgjedhur ngjyrën e kuqe.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
