Sebastian Stan është i njohur për rolin e Bucky Barnes në filmin “Avengers”. Por këtë të mërkurë ai na ka ofruar një pamje të të gjithë turpit të tij nudo teksa udhëtonte me motor në rrugët e Athinës.

Aktori 36-vjeçar ishte së bashku me kolegen e tij 38-vjeçare,Denise Gough. Dyshja u fotografua pa asnjë rrobë në trup, por ka një arsye të fortë për këtë veprim.
E teksa kalimtarët mund ta kenë konsideruar si skandal një pamje të tillë, në fakt është thjesht xhirimi i një pjese të filmit “Monday”. Ky film është historia e dy amerikanëve, që jetojnë mes Athinës dhe ishujve grekë.

“Daily Mail” shkruan se pavarësisht temperaturave të ulëta, Sebastian dhe Denise ishin të qeshur, ndërsa duhet të mendonin edhe për pjesën e aktrimit.
Nga fotot e publikuara nga mediat e huaja, përballë aktorëve shfaqen edhe pjesa tjetër e stafit që po merret me regjistrimin e filmit, të cilët janë të veshur me xhupa.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
