25 Dhjetor, 2023

DWTS “mollë sherri” e krisjes së miqësisë të Olta Gixharit dhe Eni Shehut? Reagon moderatori: E ka tepruar….


Moderatori Eni Shehu së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “DWTS Fun Club”, ku ka folur më shumë rreth eksperiencës në konkursin e kërcimit “Dancing with the Stars”, nga i cili u eleminua të premten e kaluar.

Ai tha se kritikat që anëtarja e jurisë Olta Gixhari bënte nuk i kanë pëlqyer aspak pasi sipas tij ato ishin të tepërta.

Nga ana tjetër Eni gjithashtu u shpreh se më parë ajo që e lidhte me aktoren ishte pëlqeyeshmëria e njëjtë që kishin me njëri-tjetrin, por gjatë kësaj eksperience ai zbuloi se nuk kanë të njëjtin mendim për të njëjtën gjë, që mesa duke me këtë fjali gazetari la të nënkuprohet që marrëdhënia e tyre është krisur.

Pjesë nga biseda

Eni Shehu: Jam përpjekur të bëj një analizë se çfarë ka ndodhur me Oltën. Ajo nga vetë natyra si aktore, i jep një dramacitet batutës, përpiqet ta ngrejë, t’i japë një kulm, ta çojë në ekstrem një koment dhe këtë gjë e ka bërë me mua, njeriun më të afërt nga i gjithë kasti. Të tjerët i ka ruajtur goxha. Këtë gjë e ka thënë edhe ajo vetë, ‘e kam më të lehtë të kritikoj Enin sepse e kam të afërt sesa të gjithë të tjerët’. E vetmja gjë që nuk më ka pëlqyer në lidhje me Oltën, Eni është Eni dhe Odeta është Odeta. Mendoj që me Odetën e ka tejkaluar pak kritikën, pozicionin e saj si një anëtare jurie për të mos vënë re anën profesionale.

Kiara Tito: Eni keni patur të dy me njëri-tjetrin komente të cilat janë konsideruar të tepërta. Do ta ndryshojë ky Dance marrëdhënien me Oltën sepse keni patur një shoqëri të ngushtë me njëri-tjetrin?

Eni Shehu: I vetmi moment që mund ta ndryshojë, por nuk besoj se ka ndonjë rëndësi apo vlerë të madhe, është unë dhe Olta përveç se çfarë kemi kaluar kur kemi qenë të rinj, sot e kësaj dite na mban afër apo në miqësi përlqyershmëria e njëjtë, apo vlerësimet e njëjta që kemi. Ndërsa në këtë Dance unë kuptova që kemi disa diferenca në pëlqyeshmëri, nuk jemi më ata që pëlqejmë të njëjtën gjë apo nuk pëlqejmë të njëjtën gjë, ose ndajmë të njëjtën mendim për të njëjtën gjë.

© Panoramaplus.al