Kemi folur edhe herë të tjera për miqësinë e veçantë të deputetit Nard Ndoka dhe Vangjel Dule. Njëri nga veriu dhe tjetri minoritar nga jugu, duket se kanë gjetur miqësinë e vërtetë.

Këto ditë që nuk kishte Parlament, paparazzi ynë i ka kapur teksa ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit në një nga rrugët kryesore të Tiranës. Nard Ndoka bie në sy për veshjen e tij sportive, ndërkohë që Dule nuk heq dorë nga xhaketa, por e kombinuar me xhinse.
Të dy deputetët janë kryetarë partish dhe pritet të shihet se si do të pozicionohen në zgjedhjet lokale.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
