Diva e njohur e muzikës, Madonna së fundmi në postimet e publikuara në rrjete sociale duket se po e tepron shumë me përdorimin e “photoshop-it”.

Këtë detaji e kanë vënë re ndjekësit besnik të këngëtares të cilës ia kanë vënë në dukje.

Gjatë ditës së sotme, ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqet ‘topless’ dhe ka përdorur shumë filtra.

Në një foto të saj, Madonna shkroi: “Jam e sigurt që nuk kam shkruar budallallëqe në ballë”.
Fansat e këngëtares janë disi të shqetësuar për të pasi në të gjitha forografitë ajo dëshiron të duket shumë më e re se ç’është në të vërtetë, me përdorimin e filtrave.
Një përdorues komentoi: ‘Ajo duket rreth 16 vjeç’, ndërsa një tjetër tha se krijuesi i hitit kishte një ‘fytyrë bebe’, ndërsa një tjetër e quajti Madonën një ‘perëndeshë’.
Sakaq, pjesa tjetër e ndjekësve i kanë kërkuar këngëtares t’i tregojë fytyrën e saj të vërtetë pasi tashmë nuk po arrijnë ta njohin.

© Panoramaplus.al

