Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa tërhoqi vëmendjen tek ndjekësit e saj teksa publikoi disa momente nga një ditë në një kantinë vere me familjen e saj.

Ylli i popit, përfundo turneun e saj “Radical Optimism” të shtunën dhe tani është gati të performojë në koncertet e në Auckland, Zelandën e Re, më 2 dhe 4 prill.

Ndërkohë, këngëtarja po kalon kohë cilësore me prindërit dhe vëllain e saj, Gjin, 19 vjeç, të cilët e mbështesin gjatë turit të saj botëror, shkruan DailyMail.

Dua ndau me ndjekësit një sërë fotosh në Instagram nga eksperienca e saj në degustimin e verës, duke siguruar që të gjitha sytë të ishin mbi të, me veshjen e saj me vija rozë dhe jeshile.

Veshja elegante përfshinte një bluzë të shkurtër dhe një palë pantallona të shkurtra që nxirrnin në pah këmbët e saj të gjata.

Ajo mbante me vete një çantë rozë të markës “Channel” dhe kishte kombinuar pamjen me bizhuteri ari dhe argjendi.
Këngëtarja dukej mahnitëse teksa pozoi për disa selfie me një gotë verë të kuqe në vende të ndryshme.

Ajo gjithashtu publikoi momente me familjen e saj, ku shihen duke shijuar një udhëtim me helikopter dhe një lundrim me varkë.

“Degustim vere në skajin e botës! Auckland, mezi pres të të shoh nesër,” shkroi Dua krah postimit.


© Panoramaplus.al

