28 Janar, 2021

Duke kërcyer nën tingujt e këngës së ish-partnerit, Britney Spears ngre dyshime për…


Britney Spears kërceu nën tingujt e muzikës së Justin Timberlake dhe jo vetëm kaq, por zgjodhi ta publikonte videon në Instagram-in e saj duke marrë pafund pëlqime.

britney spears (5)

Bëhet fjalë për këngën “Holy Grail”, një bashkëpunim i Jay-Z dhe ish-it të Britney-t, Timberlake, shkruan “Mirror”.

Sigurisht nuk munguan komentet e ndjekësve në mbarë botën, lidhur me romancën e dikurshme të tyre. Spears dhe Timberlake qëndruan bashkë për tre vite, derisa i dhanë fund lidhjes në 2002-shin.

britney spears (4)

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që këngëtarja kërcen me muzikën e ish-it. Në muajin prill të vitit të shkuar, artistja publikoi një video, ku në sfond dëgjohej “Filthy” nga Timberlake. Asokohe, Britney do të pushtonte menjëherë mediat sociale, për shkak të përshkrimit me të cilin vendosi ta shoqëronte videon.

britney spears (1)

E di që kemi pasur një nga ndarjet më të bujshme 20 vite më parë, por hej, ky burrë është një gjeni. Këngë e shkëlqyeshme”.

Po kështu, në vitin 2016, ajo u shpreh se dëshironte një bashkëpunim me të. “Sigurisht, patjetër!” tha Spears për “E! News”. “Jam gati. Më telefono.

britney spears (2)

Dhënia fund e romancës mes tyre u shoqërua nga zëra të shumtë që përflisnin një tradhti të mundshme të Britney-t, me koreografin Wade Robson, i cili e ndihmoi artisten me disa video të saj muzikore. Sidoqoftë, Timberlake nuk e konfirmoi kurrë diçka të tillë.

britney spears (6)

Ndarja ishte zemërthyese për mua”, u shpreh Timberlake për “The Telegraph”.

Nga ana e saj, Britney deklaroi se historia mori fund për shkak të dëshirave dhe objektivave të ndryshme që kishin dy artistët.

britney spears (2)

Thirrja për bashkëpunim apo publikimi i videove duke performuar me këngët e Justin-it, nga disa është cilësuar si sinjal për afërsi, të tjerë i janë referuar si shenjë pendese, e ndërsa disa e kanë konsideruar vendim për ta lënë të shkuarën pas.

© Panoramaplus.al